Rama jep porosi për shkarkimin e Metës: Hata kushtetuese

schedule10:00 - 25 Qershor, 2019

schedule 10:00 - 25 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama kërkon që shkarkimit të Presidentit Ilir Meta t’i shkohet deri në fund, duke thënë se veprimet e tij janë një hata kushtetuese. Kryetari i Partisë Socialiste, tha se nga eksperienca e tij, bojkoti nuk ndihmon.

Mëngjesin me banorët e njësisë numër 2 në kryeqytet, e nisi me një lexim filxhani për fatet e politikës.

“Edhe këtu në fund mbetet një I mbrapa. Unë piktor jam, unë me zhgarravina merrem gjithë ditën. Puna është ta interpretosh, unë nuk di ta interpretoj kurse Monika e di”.

Kryeministri e porosit Vasilika Hysin që të mos neglizhohet puna parlamentare për shkarkimin e Metës.

“Vaso, si po shkon komisioni për presidentin? je ti aty? Je në komision? Duhet çuar deri në fund ai proces se kjo është një hata kushtetuese dhe institucionale”

Edi Rama i thërret eksperiencës së tij në opozitë, për t’i dhënë këshilla falas rivalit të tij, Lulzim Basha.

E rëndësishme për socialistët është procesi i rregullt zgjedhor.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është që procesi të jetë sa më korrekt. mungesa e kundërshtarëve e bën të komplikuar fushatën në anën tjetër sepse një pjesë thonë s’ka kundërshtarë. programi i tyre është vetëm rrëmuja, konfuzioni, çorodia, mërzia, dëshpërimi, që njerëzit të neveriten ose të trishtohen e të thonë ik se nuk merremi me këtë punë fare”.

Kryeministri vijon takimet e tij të mërkurën në qarkun Elbasan, të enjten në Tiranë, dhe të premten fushata mbyllet në qarkun Vlorës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!