Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që e ka ndarë lajmin nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Siç shkruan kreu i qeverisë, ky vendim hyn në fuqi duke filluar nga 20 Prilli 2023.
“Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe pa viza nga 20 prilli”, ka shkruar kryeministri. Në janar të këtij viti kryeministri njoftoi se edhe Kina do të hapet pa viza për shqiptarët. Dy muaj më parë zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino dhe ambasadori kinez në Tiranë, Zhou Ding firmosën marrëveshje për heqjen e vizave./abcnews.al