Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e punimeve për Bypass-in e Shkodrës në segmentin e parë.
Rama shprehet se ashtu si kudo u desh të shihej nga fillimi projekti duke ironizuar kundërshtarët politikë.
“Mirëmëngjes dhe me bajpasin më në fund të përfunduar të Shkodrës në segmentin e parë, ku si kudo u desh riparë krejt projekti që na lanë ata të cilëve ua “ka hangër dhia librat” ka kohë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.