Rama: Jam gati për dialog me opozitën, edhe në selinë e PD nëse duan

schedule09:20 - 2 Tetor, 2019

schedule 09:20 - 2 Tetor, 2019

Kryeministri Rama deklaron se është i hapur për t’u ulur në çdo kohë në tryezën e dialogut me përfaqësuesit e opozitës për të biseduar pa kushte, së pari për reformën zgjedhore, si emergjencë politike që kushtëzon hapjen e bisedimeve me BE. Në emisionin Repolitix, shefi i qeverisë tha se është gati të bisedojë me Lulzim Bashën edhe në selinë e PD.

“Kush dëshiron që të më ketë edhe mua në tavolinë jam gati, kudo, edhe në selinë e PD-së nëse zhvillohet takimi unë shkoj, nuk e kam problem. Nuk është cështje vendi, formati, apo imponimi të axhendës, nëse ata janë rehat me orën që vazhdon të bjerë 12, është puna e tyre, ora ime vrapon”.

Por sa kohë do ta presë Rama opozitën?

“Nuk e pres fare, ne vazhdojmë, ndërkohë që jemi gati në cdo moment të ndalojmë dhe të ulemi nëse ata duan që ne ta ndalojmë dhe të ulemi. Opozita në parlament ka një qasje të sajën të respektueshme dhe ne do e debatojmë, por duhet të mos humbasim asnjë sekond për të plotësuar dy kushtet dhe fatmirësisht për reformën zgjedhore është shumë e qartë, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Cfarë do të donim të shtonim nuk na pengon asnjë, mjafton të biem dakord. Për këtë nuk ka nevojë të ulemi të gjithë, rekomandimet e OSBE-së. Jemi gati të diskutojmë, nëse do të na bindin patjetër do ta rishikojmë sistemin.

/ABC News Albania 24/7