Arsimi sipas kryeministrit Edi Rama ka hyrë në rrugën e duhur. Përpara gjimazistëve të “Sami Frashërit” në Tiranë, Rama tregoi reformat e ndërmarra nga qeveria e tij.
Kryeministri Rama thotë se qeveria e tij ka bërë për arsimin atë që s’mund të imagjinohej të bëhej n këtë vend.
“Ti japim meritës rrugën drejt universiteteve. Nëse kjo nuk do ishte e vërtetë do kishim hyrje në unveritet me ankesa, denoncime dhe përgënjeshtrime”.
Përpara gjimazistëve të “Sami Frashërit” në Tiranë shefi i qeverisë bëri një përmbledhje të reformave të ndërmara në arsim. Rama veçoi largimin nga shkolla të pesë mijë mësuesve pa arsimin përkatës.
Gjuhës shqipe, kryeministri tha se i ka dhënë vendin që i takon. Tregoi për nxjerrjen nga qarkullimi të teksteve shkollore me gabime e projektin e tre lëndëve në gjashtë orë. Kryeministri kishte ende për të thënë, por një e lehur qeni e detyroi të mbarojë./abcnews.al