Rama intervistë te “CNN”: Do të marrim 4 mijë afganë

schedule19:04 - 25 Gusht, 2021

schedule 19:04 - 25 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “CNN” u shpreh se Shqipëria do të marrë 4 mijë afganë. “Do jenë rreth 4000 mijë që do të marrim. Dy mijë do të vijnë tani” tha ai.

Më herët në një intervistë për një media spanjolle, Edi Rama tha se do të presim një mijë afganë, ndërsa për një gazetë italiane tha se numri do të jetë tre mijë, teksa sot për “CNN” u shpreh se do të jenë 4 mijë refugjatë që do të vijnë.

Shqipëria ka bërë gati kapacitetet për të pritur grupin e afganëve që i frikësohen ardhjes në pushtet të talebanëve. Refugjatët do të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë tranzitore ndërsa më pas do të largohen drejt SHBA-së, si destinacion final.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë “Rama 2”, Këshilli i Ministrave vendosi sot që dhënia e mbrojtjes së përkohshme për afganët që do të strehohen në Shqipëri për shkak të luftës të zgjasë 1 vit.

Kështu do të krijohet një task forcë e cila do të shërbejë si strukturë e posaçme për menaxhimin e fluksit të kërkesave për mbrojtje ndërkombëtare.

Kjo task forcë do të kryesohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe do të ketë në përbëje edhe 6 ministra të tjerë, konkretisht atë të Brendshëm, Mbrojtjes, Ekonomisë, Arsimit, Shëndetësisë dhe Turizmit.

Kjo taks-forcë do të ketë për detyrë negocimin me partnerët ndërkombëtarë për çështjet që lidhen me strehimin e afganëve në Shqipëri si dhe do të hartojë një plan veprimi duke koordinuar situatën e pritjes dhe akomodimit të afganëve në vendin tonë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!