Rama inspekton zyrën e ‘ADISA’ në Shkodër

schedule15:10 - 27 Prill, 2019

schedule 15:10 - 27 Prill, 2019

Kreu i qeverisë i shoqëruar nga drejtori i agjencisë së ofrimit të shërbimeve publike të integruara, inspektoi ditën e djeshme hapjen e zyrës së re rajonale në Shkodër.

Nuk u largua nga Shkodra pa inspektuar investimet. Funksionin e zyrës së sapoçelur ADISA ja shpjegoi kryeministrit drejtori i kësaj agjencie.

Lorin Ymeri: “Këtu kemi 23 sportele. Kjo pjesa këtu është e informacionit, ankesave dhe dy sportelistë nga Posta Shqiptare. Kemi Agjencinë e re të Kadastrës. Kemi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimet dhe shërbimet vendore të ofruara nga bashkia. Pritet një fluks ditor tek 350-400 persona”.

Edi Rama: “E vërteta është që aty ku është bërë, ka pasur një rezultat vërtetë pozitiv. U krijon kushte komode njerëzve, i jep mundësinë njerëzve të vijnë në një vend dhe të mos shkojnë vërdallë dhe ndërpret atë lidhjen e tmerrshme, kontaktin me njërin e tjetrin”.

Këto zyra janë të pajisura me sistem elektronik të menaxhimit të radhës dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!