Rama inspekton stabilimentin e mbarështimit të shpendëve në Boboshticë

schedule17:15 - 13 Korrik, 2019

schedule 17:15 - 13 Korrik, 2019

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar stabilimentin e ri të mbarështimit të mishit të shpendëve në Boboshticë. Sipas kreut të qeverisë  falë mbështetjes nga Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, janë rritur kapacitetet prodhuese dhe prodhohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Pulë me standarde siç i ja konsumatori evropian.

Kështu e sigurojnë kryeministrin Edi Rama duke i treguar mbështetjen që Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i ka dhënë këtij biznesin familjar të ngritur afro 20 vite më parë në sektorin e mbarështimit dhe prodhimit të mishit të shpendëve.

Frida Krifca: “Me këtë lloj investimi ne sigurojmë që konsumatorët shqiptarë të kenë mundësi të hanë produktin e pulës në standarde siç i ha konsumatori evropian, maksimale”.

Qeveria e promovon Boboshticën sot edhe për tjetërsimin e bujqësisë, në moderne dhe konkurruese.

 “Ky si regjiment, de facto, duke qenë sadopak modest është nga më të mirët në rajon, nga pjesa e ventilimit, nga pjesa e linjave të ushqimit dhe sa i përket ngrohjes është i vetmi regjiment që ka 0 çlirimin e dioksidit të karbonit, diçka që BE mbase e kërkon pas 10 vitesh”.

Qëllimi i programit për zhvillim rural është jo vetëm plotësimi i nevojave të tregut por edhe të kontribuojë në rritjen eksporteve në tregjet rajonale dhe evropiane./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!