Rama inspektime në Qarkun e Dibrës

schedule15:35 - 12 Nëntor, 2017

schedule 15:35 - 12 Nëntor, 2017

Gjatë qëndrimit në Qarkun e Dibrës, Kryeministri Rama zhvilloi disa inspektimeve të ndërhyrjeve në infrastrukturë, ku gjeti rastit të vlerësojë edhe bashkëpunimin me drejtuesit lokalë që vijnë nga tjetër e spektrit politik. “Kur bashkëpunojnë socialistët me demokratët për punët reale, bëhen gjëra të mëdha”, u shpreh Kryeministri, duke dërguar kështu mesazhin në Tiranë.

Rruga Arras-Kastriot do të shkurtojë kohën e lëvizjes nga 2 dorë në 20 minuta për banorët e 20 fshatrave në Qarkun e Dibrës. Ata që do të përfitojnë më shumë pritet të jenë fermerët e zonës, ndërsa Kryeministri Rama që inspektoi punimet, u shpreh i bindur se rruga e re do të ndikojë pozitivisht në turizëm dhe zhvillimin ekonomik të zonës.
Në Peshkopi, projekt i kahershëm i Unazës së qytetit ka nisur të mos jetë më vetëm në letër. Kryebashkiaku Muharrem Rama dhe Kryeministri, e krahasuan për nga premtimi me Rrugën e Arbrit.
Një tjetër unazë po përfundon në Klos, që do të shmangë trafikun e krijuar nga mjeteve të tonazhit të rëndë që kalojnë në qytet. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Basir Çupa, që vjen nga rradhët e Partisë Demokratike, Kryeministri Rama shfrytëzoi rastin për të dërguar një mesazh politik në Tiranë, që duket se adresën e kishte në zyrën e kreut të opozitës.
Në njësinë administrative të Komsit, ura e re është një prej 9 urave të ndërtuara në Qarkun e Dibrës nga Forcat e Armatosura.
Ndërsa Rama shfrytëzoi përsëri rastin për komente politike.
Materiali filmik i këtyre inspektimeve iu shpërnda medias nga zyra e shtypit pranë Kryeministrisë./abcnews.al

 

https://youtu.be/RJgpTxJV-84

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!