Vijon në ditën e pestë protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë.
Tashmë protestuesit janë duke u drejtuar tek Kryeministria. Ndërsa marshojnë, ata dëgjohen që të thërrasin “Rama ik!” apo edhe “Poshtë komunizmi!”.
Disa prej tyre janë parë teksa dëmtojnë sinjalistikën rrugore. Numri i efektivëve të policisë në terren duket të jetë më i ulët krahasuar me ditët e kaluara. s.b/abcnews.al/