“Rama ik”, kryeministri-qytetarit: Për në Tiranë do t’i biesh nga rruga e Arbrit, jo e Lulit

schedule17:14 - 14 Prill, 2021

schedule 17:14 - 14 Prill, 2021

Gjatë fjalës së tij në një takim me banorët në Peshkopi, kryeministri Edi Rama është ndërperë nga një qytetar që thërriste “Rama ik”. Pasi e dëgjoi, kryeministri e pyeti se ku të shkonte, ndërsa thkesoi edhe një herë se i kërkojnë të largohet pasi nuk e mundin dot.

“Doli një atje dhe Rama ik thotë. Doli një atje në ballkon. I erdhi mesazhi nga pllaka e gramafonit. Ku të shkoj mo?! O Zot. Ik se na plase së nuk të mundim dot.”

Më tej, kryeministri përmendi një demokrat që takoi në tunelin numër tre dhe i kërkoi një selfie.

“Ishte tuneli numër tre. Më doli një demokrat me atë shprehjen, se këta edhe kafshojnë noj here. Më tha a të bëjmë një selfie. I thashë që fiton poulli shqiptar, po edhe PD-në do nxjerrim nga tuneli. Ishte tuneli Nr 3, mandati i tretë. Ai që thotë Rama ik, për të ik në Tiron do t’i bjere nga rruga e Arbrit, jo e Lulit.”

Kreu i qeverisë ka sulmuar edhe rivalin e tij Lulzim Basha, për të cilin tha se është artist.

“Luli është një artist. Vetëm një arstist mund ta bëjë edhe atë që del e thotë do ta marrim pushtetin me dhunë, do shkatërrojmë zgjedhjet, do kapim kutitë…. e një artist kthehet e thotë, unë s’kam asgjë, unë ju shoh në sy…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!