Rama i vendosur: Me 30 korrik miratohet hapja e listave

schedule14:09 - 23 Korrik, 2020

schedule 14:09 - 23 Korrik, 2020

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se me 30 korrik do të miratohet hapja e listave.

Shefi i qeverisë ka thënë se ati janë tërhequr nga ky vendim jo për opozitën, por është tërhequr pasi ka parë se shumica e shqiptarëve e donte një gjë e tillë.

“Siç e thashë dhe më parë në komunikimet e mëparshme kur ne kemi vetëdijen se po bëjmë gjënë e duhur për shqiptarët të jemi të gatshëm që dhe mos dakortësitë me partnerët ti diskutojmë pa u tërhequr, për këtë arsye jemi miq dhe partnerë nuk jemi shërbëtorë të askujt. Nuk jemi as shtetet e bashkuara as BE jemi një vend i vogël dhe jemi këtu ku jemi falë miqve dhe partnerëve tanë. Nuk jemi këtu në kuadër të aleancave të natyrave të ndryshme, dhe as për çështje që shtrohen në institucione ndërkombëtare, nuk vëmë në diskutim detyra tona dhe me prioritet që janë tonat dhe partnerëve tanë në radhë të parë që nga terrorizmi e deri të krimi i organizuar, por kur vjen puna do të hapim apo jo lista e vendosim ne se pastaj do të ishte fundi dhe nuk kemi asnjë problem që ta diskutojmë këtë dhe ta themi. Siç e kemi thënë dhe do ta themi.

Ky kuvend do të hapë listat me 30 korrik ne kuvend dhe kjo është një marrëveshje  e bërë këtu dhe me opozitës që na ka rrokanisur kokën e them dashimirsisht, që kur ikën filloi daullja lista të hapura dhe nuk u ndal kurrë. Ne këtë daulle me vështirësi dhe në varësi të rrethanave vazhdojmë ta dëgjojmë, ne që ishim me famë jo sot themi po, jo se e thot Murrizi, Hajdari dhe të gjithë të tjerëve por se e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve. Ne kemi të meta tona por nuk na bën kush për budallenj, dhe ato që kanë provuar të na bëjnë të tillë kanë marrë atë që duhet”, është shprehur Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!