Rama: I uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re në Kosovë

schedule18:02 - 3 Qershor, 2020

schedule 18:02 - 3 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit në Kuvend të qeverisë së kryesir nga Avdullah Hoti në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se i uron rrugëtim të mbarë qeverisë së re dhe opozitës po ashtu.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre,me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik,do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shkruan Rama.

Qeveria e re e Kosovës u votua sot në Kuvend me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim. /abcnews.al