Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta ku shqetësohej për rikthimin e vizave. Rama thotë se Presidenti duhet të shqetësohet për vizën që i ka vënë figurës së kreut të shtetit pasi vizat nuk kanë asnjë shans të rikthehen. Ndërkohë më tej thekson se fronti politik kundër Shqipërisë do të dështojë.
“Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp”, shkruan Rama.
Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave – s’ka shans të rikthehen – po të shqetësohet për vizën që i vuri figurës së kreut të shtetit,duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Kjo luftë e turpshme kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!
— Edi Rama (@ediramaal) June 18, 2019
/abcnews.al