Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama i përgjigjet Metës: Ilir mos e mërzit Elisën, kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës…

schedule20:03 - 9 Tetor, 2020

schedule 20:03 - 9 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me presidentin Ilir Meta lidhur me akuzat për dekoratat pa kriter të shpërndara nga presidenca. Rama i kërkon kreut të shtetit të mos e mërzisë Zëdhënësen e qeverisë Elisa Spiropali pasi të dekorojë Skëndërbeun.

Rama vijon më tej duke ironizuar se presidenti nuk ka më kujt t’i dorëzojë medalje, sepse sipas tij “Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir”.

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”, shkruan Rama./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!