Menjëherë pas publikimit të 14 pyetjeve josekrete të Presidentit Meta drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.
Në shkresën drejtuar kreut të shtetit Kryeministri Rama shpreh keqardhjen për faktin që nëse Presidenti do t’i kishte shtruar këto 14 pyetje më herët lidhur me statusin e gjeneral Sander Lleshajt, me siguri nuk do të ishte përjetuar krisja e herës së parë, siç e quan Rama, në procesin e dekretimit të Ministrit të Brendshëm.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë, Rama thotë se bashkangjitur i dërgon Presidentit kërkesën e zëvendësministrit Sandër Lleshaj për ta çdekretuar si gjeneral aktiv. Sipas kryeministrit Rama kjo shkresë shteron të gjithë vorbullen e panevojshme lidhur me këtë çështje. /abcnews.al
Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Bashkëlidhur ka dhe një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë? pic.twitter.com/SPKOEzuDKU
— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2018