Rama: I kam mbaruar fjalët për Teatrin, në krye të protestës së vërtetë nuk ishin dy Budina

schedule10:34 - 28 Maj, 2020

schedule 10:34 - 28 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në foltoren e Kuvendit se i ka mbaruar fjalët për Teatrin sepse tashmë kanë rëndësi zërat e atyre që kanë luftuar për Teatrin pa anë politike.

“Doja të ndaja dhimbjen me kolegun deputetë që e kërkoi fjalën e lirë duke thënë se para se të vija këtu se për 20 minuta do më ndërpritej fjala ndërkohë që replika është 3 minuta.

Unë i kam mbaruar fjalët e mia për Teatrin nuk kam asgjë për të thënë.  Do e shfrytëzoj këtë për ata që e kanë bërë Teatrin dhe ata që e nisën protestën për Teatrin dhe kur e nisën protestën as ju dhe as bijtë e Molierit nuk ishit aty.

Në protestë ishin ata që i përkasin botës së artit. Në krye nuk ishin dy Budina por Derhemi dhe Ndrenika.

Do përcjell besnikërisht fjalët e protestuesve të vërtetë dhe jo të aktorëve politikë që luajnë rolin e tyre pavarëssi”, tha Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!