“Rama i ka ruajtur votat”/ Zgjedhjet, Minxhozi: Për të djathtën, fundi i një cikli

schedule03:28 - 12 Maj, 2025

schedule 03:28 - 12 Maj, 2025

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama i ka ruajtur votat e PS, dhe i ka shtuar në zgjedhjet e 2025.

Në një intervistë për ABC News, Minxhozi u shpreh se për të djathtën, ka ardhur fundi i një cikli.

“Rama i ka ruajtur votat e 2021, pjesa tjetër bie. Mbi to po lulëzojnë parti të re, me pak mandate. Ky sistem, i partitokracisë është në krizë të thellë. Ky është fundi i një cikli. Është hera e fundit që i shohim këto dy liderë të kacafyten, është hera e fundit që i shohim në këtë konfigurim. Duhet të përgatitemi që në zgjedhjet e 2029, të shohim zhvillime të reja”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!