Taulant Balla dhe Elisa Spiropali do vazhdojnë të jenë në po të njëjtat poste ku shërbyen mandatin e dytë, edhe në atë të tretë të qeverisë së socialistëve.
Përkatësisht Balla do mbajë postin e kreut të grupit parlamentar të PS, ndërkohë që Spiropali do vazhdojë të jetë ministre për Marrëdhënie për Parlamentin.
Gjatë takimit me deputetë të rinj dhe të vjetër të socialistëve, kreu i qeverisë Edi Rama vlerësoi ata për kontributin e dhënë në postet e tyre duke shtuar se detyrat e tyre nuk kanë qenë aspak të lehtë.
“Është koha për të falënderuar. Taulanti ka punuar me përkushtim duke drejtuar grupin me aftësi dhe këmbëngulje të spikatur. Edhe Elisa ka qenë e përkushtuar në rolin e saj aspak të lehtë dhe duke përfaqësuar qeverinë në debatet parlamentare. Bashkë me konfirmimin e tyre në detyrë”, tha Rama. m.v/abcnews.al