Pas ftesës së Kryeministrit Rama për t’u ulur dhe për të bashkëbiseduar, Lëvizja Për Universitetin ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se ai dhe qeveria e tij janë përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e jetës universitare publike. Në vitin 2015 kanë miratuar një ligj të arsimit të lartë që bazohet në parimin klientelist: varfërim i universiteteve publike dhe shpërndarje e buxhetit të arsimit edhe për universitetet private. I njëjti ligj i ka dhënë qeverisë mundësinë të kontrollojë pothuajse të gjitha bordet e administrimit të universiteteve publike, duke rrënuar autonominë universitare.
Si aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin i kemi goditur këta të fundit në çdo rast. Por deri më sot abuzimet e tyre kanë qenë të pandëshkuara pikërisht prej mburojës që kanë gjetur te qeveria dhe strukturat e saj. Ligji i arsimit të lartë ka vdekur! Më herët edhe studentët të pyetur nga ABC Neës kanë deklaruar se s’do ketë asnjë dialog pa zgjidhjen e kërkesave të tyre
Studenti 1: “Ne jemi të vendosur, jo negociata vetëm të plotësohen kushtet.”
Studenti 2: “Përfaqësinë zoti Rama e ka këtu. Kërkesat janë shtruarjanë shumë të qarta. Ne presim që zoti Rama dhe ministrja me një shkresë zyrtare që pranojnë të gjitha kërkesat e studentëve.”
Studenti 3: “Për sa kohë kjo është një kauzë e drejtë normalisht që do të vazhdohet të protestohet.ryeministri dhe kushto që ka vendosur qoftë VKM-në qoftë çdo kërkesë tjetër që vendoset nga protestuesit e ka patur derën të hapur. Këto kërkesa duhet të plotësohen nuk ka negociata.”
Studenti 4: “Në qoftë se do të ishtë për të bërë thirrje ta bëte që në fillim. Në momentin që ai firmosi VKM-në ai duhet të na kishte mbledhur dhe të na pyeste. Pse na thërret tani.”
Pas Lëvizjes për Universitetin ka reaguar sërish kryemninistri Rama me anë të një postimi në Tëitter I cili shprehet se po kërkon dialog dhe jo negociata
Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog,jo negociata.Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duartMos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?/abcnews.al