Gjatë një konference për shtyp me komisionerin e BE për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar kërkesën për t’u bërë anëtare e mekanizmit të BE për Mbrojtjen Civile.
“Reformimi i sistemit të mbrojtjes civile është në proces, në rang kombëtar dhe sigurisht edhe si bashkërendim në nivel europian. Janë domethënëse rastet që mund të kujtojmë që ky mekanizëm i asistencës civile të BE-së i ka dhënë Shqipërisë. Tërmeti një moment jashtëzakonisht me peshë në këtë mbështetje, por edhe çfarë pasoi me pandeminë përsëri ishte mbështetja e këtij unioni të mbrojtjes civile që na i lehtësoi plagët dhe na e lehtësoi përballjen me armikun e padukshëm. Nga ana tjetër edhe falë ndihmës së drejtpërdrejt të komisionerit ne kemi marrë ndihmë nga ky mekanizëm nga përballjet me zjarret e rënda në vitin e shkuar, ku mjetet ajrore që u përdorën nga shtete si Holanda, apo Republika çeke i përkisnin këtij mekanizmi. Europa këtë mekanizëm e ka ngritur në funksion të domosdoshmërisë për ta përballur së bashku ndryshimin e klimës dhe pasojat e ndryshimit të klimës pikërisht në mjedisin tonë. Mjedisin e çdo vendit, të Europës. Mekanizmi i BE-së është në krye të përpjekjes për të garantuar një mbështetje sa më të madhe për Ukrainën. Gjithçka që nuk është armatim, që nga ushqimi, ambulancat, medikamentet, asistenca për karburant etj. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë BE të mbështetjes civile, është një hap shumë domethënës, por edhe një lehtësim i madh për ne, po të kemi parasysh nevojat që kemi. Nuk bëhet fjalë vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë”, tha Rama.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Lenarcic deklaroi se është e rëndësishme që vendi ynë të mbështetet në solidaritetin e shteteve të BE-së në raste fatkeqësish si tërmetet, zjarret apo përmbytjet.
“Pas tërmetit të tmerrshëm në Durrës si dhe në zonat rreth e rrotull. Sot kam ardhur në rrethana më të mira, nuk kemi të bëjmë me ndonjë emergjencë edhe pse ka pasur një zjarr të madh në Sazan. Një gjë kanë këto dy fatkeqësi, tërmeti i 2019-ës dhe zjarret. Në të dyja rastet, me kërkesë të qeverisë shqiptare, ky mekanizëm u aktivizua menjëherë. Një Aeroplan nga Greqia erdhi për të shuar zjarret. Përgjigja jonë dy vite më parë ishte i menjëhershëm.
Mendoj se ajo që mund të mësojmë nga këto dy fatkeqësi por edhe të tjera, e kam fjalën për ato raste kur Shqipëria është përballur me situate emergjente, gjëja e rëndësishme është se Shqipëria ka pasur mundësinë të mbështetet në solidaritetin e vendeve të BE-së dhe vendeve pjesëmarrëse të këtij mekanizmit. Mekanizmi i BE-së për mbrojtjen civile përmban jo vetëm 27 shtete anëtare, por edhe të tjera pjesëmarrëse. Kemi Serbinë, Turqinë, Islandën, Norvegjinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Këtu mungonte Shqipëria dhe ne donim që kjo të ndryshonte. Jam shumë i lumtur që kryeministri vendosi sot që të bëjë kërkesën për t’iu bashkuar këtij mekanizmi. E pranoj këtë kërkesë zyrtare. Unë personalisht e mbështes këtë synim tuajën. Duam që kjo dëshirë të bëhet realitet sa më parë. Shqipëria jo vetëm të ketë mundësinë të mbështetet tek solidariteti i vendeve të tjera, por edhe Shqipëria të shprehë solidaritetin ndaj vendeve të tjera. Ne jemi të vendosur që të vijojmë punën tonë. Do ju dorëzoj nga ana jonë një rrugëtim, një plan me punën që do mund të bëjmë ne për të realizuar objektivat e këtij mekanizmi” – tha Janez Lenarčič.
/abcnews.al

