Arben Ahmetaj nga kjo e premte do të jetë ministër i Shtetit për Rindërtimin. Për kryeministrin Rama i gjithë riparimi i dëmeve dhe kompesimi i familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit solli nevojën për hajen e një vendi të posaçëm në tryezën e Këshillit të Ministrave ku besimi ka shkuar për ish-ministrin e tij të financave.
Pas propozimit të kryeministrit, Presidentit i Republikës, Ilir Meta firmosi menjëherë dekretimin e Ahmetajt si ministër shteti për rindërtimin. Nga 1 dhjetori, Arben Ahmetaj drejtonte strukturën e posaçme të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.
Nga kjo e premte, ish-kryetari i Komisionit të Ekonomisë në Kuvend do të jetë i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me programin e rindërtimit.
Kundër propozimit të Ramës u shpreh Partia Demokratike. Nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka kujtoi se i përzgjedhuri i kryeministrit është nga ish-ministrat e korruptuar të qeverisë.
“Caktimi i Ahmetajt si personi qe do te menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjehere reagim jo vetem nga opozita. Ahmetaj eshte nga ish-ministrat me te akuzuar per korrupsion ne nje qeveri dhe administrate qe vetem pak dite me pare u shpall nga organizmat nderkombetare si nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.Por kjo jo vetem nuk e frenon Ramen po perkundrazi si ne cdo rast tjeter, eshte kriter per ta emeruar Ahmetajn prape minister qe do te menaxhoje parate e ndihmave. E kjo ndodh pikerisht diten qe BE vendos per zhvillimin e konferences se donatoreve”.
Ndërkohë edhe Presidenti i Republikës, Meta vendosi të ketë një person të posaçëm që do ta këshillojë lidhur me Emergjencat Civile. Pas emërimit të Arben Ahmetajt si ministër shteti për rindërtimin, kreu i Shtetit njoftoi emërimin e Shemsi Prençit në poziatat e Këshillitarit të Posaçëm për Emergjencat Civile./abcnews.al