Rama: Hyn në funksion rrjeti i përbashkët energjitik Kosovë-Shqipëri

schedule14:48 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:48 - 30 Qershor, 2020

Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp në përmbyllje të vizitës zyrtare në Prishtinë apeloi për bashkim mes shqiptarëve.

Rama gjithashtu  konfirmoi lajmin e hyrjes në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjitik, dhe të investimit të madh për interkonjeksionin midis Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa vlerësoi arritjen e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Konfirmoj lajmin e shumëpritur të hyrjes në funksion të rrjetit të përbashkët elektro-energjitik, dhe të investimit të madh për interkonjeksionin midis Shqipërisë dhe Kosovës falë përfshirjes së Kosovës në tregun e përbashkët energjitik.

Lexo edhe: Rama përfundon vizitën në Kosovë: Jam këtu në funksion të një nevojë kombëtare

Është një lajm i gëzueshëm sepse e dimë shumë mirë se sa kohë na është dashur të presim për të vënë në lëvizje investimin e madh, por ishte një sistem llampash me çelës të mbyllur, por nga sot hyn në funksion.

Dëshiroj që të bëj një komunikim paraprak dhe pastaj të vazhdoj me pyetje përgjigjet që do të plotësojnë kornizën e kësaj vizite. Së pari dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj, në kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Thuajse për 2 dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar dhe është mbështetur e zhvilluar si proces i pandashëm nga procesi in shtet-ndërtimit, pajtimit ndër-etnik dhe integrimit europian. Në këtë formë është formuluar edhe një strategji e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor nga BE.