Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama humbet durimin gjatë inspektimit në spitalin e Vlorës: Po hë ore, djalë apo vajzë e ke?

schedule15:11 - 31 Janar, 2020

schedule 15:11 - 31 Janar, 2020

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot spitalin e Vlorës, për të parë nga afër ndryshimet pas rikonstruksionit të kësaj godine.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë është njohur me ndryshimet që ka pësuar ky spital gjithashtu është prezantuar edhe me mjekët e rinj që ofrojnë shërbimin  mjekësor në spitalin e Vlorës.

Rama ka kritikuar dhe në mes të stafit të saj, drejtoreshën e këtij spitali, Bruna Mersini.

Biseda e Ramës në spitalin e Vlorës: 

Bruna Mersini: Ky spital i afron mjekët që të ushtrojnë profesionalisht zanatin, tha Mersini.

Rama: I afron por ti duhet ti mbash mirë dhe mos të bërtasësh shumë se e ke këtë zakon që bërtet dhe pa lidhje.

Ndërkohë, Rama ka vizuar dhe pacientë që i janë nënshtruar operacioneve në sy për vendosjen e lenteve, që tashmë spitali i ofron flas, ku këta të fundit i pohuan kryeministrit se mjekët nuk u kanë kërkuar lekë.

Biseda me një paciente:

Rama: Të morën lekë këta??

Pacientja: Jo jo!

Rama: Se nisin ata parazitët që rrinë në FB dhe thonë leke ‘leke, leke’.. ja shikojeni ku e keni, ju duket person me lekë zonja këtu?

Pacientja: Flm shumë

Rama: Të ka bërtitur drejtoresha ndonjëherë?

Pacientja: Jo, jo!

Më pas Kryeministri teksa dilte nga reparti i okulistikës takon në hyrje të repartit të Maternitetit disa familjarë të një paciente që priste të sillte në jetë foshnjën.

Rama: Si jeni, mirë? Çfarë bëni këtu?

Bashkëshorti i zonjës: Mirë si jeni, ja kam nusen për të lindur.

Rama: Çfarë e keni? (e pyet për foshnjën që presin të lindë).

Bashkëshorti i zonjës: Kam ëëëë…

Rama: Po hë oree djalë apo vajzë e ke të pyeta? (i nervozuar tregon barkun e zonjës), kamëëë ça kamëëë…Apo s’të vjen goja ty se doje djalë ti …sa fëmijë ke ti?

Bashkëshorti i zonjës: 7 fëmijë kam..

Rama: 7 ëë (teksa habitet), të vika me 1 mijë euro me vete vajza dmth…. apo e meriton thuaj me gjithë këto goditje që ke bërë ti.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!