Lavdi dëshmorëve të atdheut/ Nderohet sakrifica e heronjve të luftës dhe paqes

schedule10:06 - 5 Maj, 2024

schedule 10:06 - 5 Maj, 2024

Dëshmorët e Atdheut nderohen sot për sakrificën e tyre sublime për të mbrojtur atdheun në kohë lufte.

Por në 5 maj shqiptarët përkulen me nderim edhe për të rënët në detyrë, policët, ushtarakët apo funksionarët e tjerë që kanë humbur jetën në krye të detyrës, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë.

Politika kreu homazhet e përvitshme pranë memorialit “Nëna Shqipëri”.

Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita e Dëshmorëve.

Sot në varrezat e dëshmorëve, prehen jo vetëm të rënët gjatë luftës së dytë botërore, por edhe heronjtë e demokracisë, si Azem Hajdari, policët e rënë në krye të detyrës ndër vite. Këtë status e gëzojnë edhe 4 të vrarët nga shteti në 21 janar 2011, protestues të cilët i shpallën “dëshmorë të atdheut” në vitin 2021.

 

/abcnews.al