Rama: Heqja e kufirit Shqipëri-Kosovë prioriteti im

schedule20:13 - 25 Shtator, 2019

schedule 20:13 - 25 Shtator, 2019

“Jam shprehur më herët dhe për këtë kam marrë akuza se kushdo që e ka dëgjuar idenë e ka lidhur me idenë e heqjes së kufirit me Kosovën, që për mua mbetet prioritet, por i parë në kontekst të gjerë” . Është kjo deklarata e kreut të qeverisë Edi Rama në intervistën e dhënë nga Nju Jorku, i pyetur për  rikthimin e idesë së Shengenit rajonal.

Rama theksoi se ka rënë dakord me kryeministren serbe dhe atë maqedonas për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit të 3 vendeve dhe heqjen e kufijve pë rnjerëzit, mallrat dhe sipërmarrësit.

 “Na është dhënë mundësia në këtë asamble me kryeministren e Serbisë e Maqedonsië dhe kemi rënë dakord të takohemi së shpejti për të diskutuar për bashkëpunim mes vendeve që nuk është përjashtuese për vende të tjera, por një hap për të nxitur dhe të tjerët të bashkohen dhe për mua ky hap ka një rëndësi të madhe se në bazë të kësaj marrëveshjejev është heqja e kufijve për njerëzit, mallrat dhe gjithë ata që bëjnë sipërmarrje dhe gjithë investitorët e mëdhenj që për të investuar në rajon kanë nevojë për një treg më të gjerë  se tregu i vogël i secilit vend të marrë  veç e veç. Është pozitve që kemi një mirëkuptim i për t’i çuar gjërat më tutje dhe  në kontekst evropian”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!