Në kuadër të nismës “Deputeti që duam” Edi Rama nga Vlora u bëri thirrje të gjithë atyre që duan, të bëhen pjesë e PS-së për zgjedhjet e ardhshme të 2021.
“Kur unë kandidova për kryetar partie të PS-së nuk futesha dot në konferencat e partisë, isha kandidat. Jo thoshin nuk e ke bërë vitet në parti, se isha anëtar i ri, pasi kisha fituar dy herë bashkinë e Tiranës, por nga ana tjetër unë isha aty se PS-ja dhe kryetari paraardhës më sollën, tani këtu ku jemi, Vilma ishte pedagoge, tani është deputete. Fatua (Fate Velaj) ishte në Vjenë sot është deputet.
Më të mirë se ne nuk do të ketë edhe për shumë kohë. Edhe sot që flasim, ata që pretendojnë se janë më të mirë janë shalqi me provë, kunguj kanë dalë kur kanë pasur në dorë atë që kërkojnë ta rimarrin prapë. Jam i bindur plotësisht se ditë pas dite njerëzit që janë në mëdyshje, apo thonë nuk duhet të votojnë duhet të kuptojnë se rruga është e qartë dhe unë ju ftoj të na bashkoheni, sepse ne duam, sepse jemi të vetëdijshëm se kemi të meta dhe ka edhe më të mirë se ne, bujrum, bujrum, është shumë e lehtë të luash futboll dhe të bësh gola në shkallët e stadiumit, por të zbresësh në fushë është më e vështirë, sidoqoftë fusha është e hapur” tha ai.
Në fund, ai “thumboi” edhe njëherë Komisionin që ngriti PD-ja për vlerësimin e kandidatëve për deputetë. “Ngriti një komitet të tërë mori edhe një ish-president për të “pushkatuar” djalin e Fariut (Klevis Balliu) dhe për t’i ngulur një thikë atij babales (Ervin Salianji). Për cfarë? Vetëm Luli thotë votoni kë nuk doni dhe jo kë doni, se unë nuk kam kurajën t’ua them mbaroi misioni juaj. Vajti Nishani nxori patllaken dhe ia kërciti çunit të Fariut dhe ra dëshmor. Dhe të përdorësh fjalën dëshmor është problem, se mërzitet Iliri” tha ai./ db/Abcnews.al