Rama: Gjykatësit e 21 Janarit, llogaritë e hapura me drejtësinë

schedule18:30 - 21 Janar, 2019

schedule 18:30 - 21 Janar, 2019

Kryeminsit Edi Rama është shprehur se gjykatësit e 21 Janarit, të cilët janë larguar nga sistemi i drejtësisë, së shpejti do të jenë në bankën e të akuzuarve. Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë seancës parlamentare.

“Sot është 21 Janari dhe këta vranë 8 vjet më parë. Sot këta vinë këtu dhe natyrisht janë akoma të karikuar nga ideja se drejtësia nuk do të vijë. Mendojnë akoma se do ta pendojnë Reformën në Drejtësi që është pa kthim. Është e vërtetë se 21 Janari është ende një plagë e hapur dhe e pahetuar deri në fund.

Gjykatësit e 21 Janarit sot janë rrugëve por ata i kanë llogaritë e hapura me drejtësinë dhe nesër do të jenë të akuzuar të drejtësië. Duhet të jenë prapa heklurave ata përgjegjës që vranë në bulevard.  Sot ne do shtërngojmë dhëmbët dhe të durojmë dënglat e tyre që të shtyjmë përpara reformat. Me këtë reforma ne falsim për të bërë një proces shtetndërtimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!