Rama: Gjermania mbështet Open Balkan, kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para Samitit BE-Ballkan

schedule17:41 - 11 Gusht, 2021

schedule 17:41 - 11 Gusht, 2021

Kryeministri Edi Rama  këtë të mërkurë ka reaguar sërish në lidhje me debatin e ndezur për Ballkanin e Hapur.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se mbështje ndaj një nisme të tillë është edhe qeveria gjermane.

Ndër të tjera ai thekson se më e mira është që të gjithë palët të jenë bashkë siç e kërko dhe Gjermania por kushtet e bëjnë të pamundur, pasi me zor nuk mund të marrin asnjë.

“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!

Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!”, shkruan Rama.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!