Rama fushatë me vaksinat? Koduzi në “Log.”: Ai do e marrë “vaksinën” me 25 Prill

schedule21:39 - 29 Mars, 2021

schedule 21:39 - 29 Mars, 2021

“A është vaksina ajo që shpëtoi Edi Ramën? Ai fshin kjo problemet me menaxhimin e pandemisë?” kjo ka qenë pyetja që ka ndezur diskutimin në emisionin “Log.” në ABC mbrëmjen e sotme.

Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, Shqipëria po ecën me ritme të larta vaksinimi. Ai është ndalur edhe tek ana politike me vaksinat duke thënë se luan një rol të rëndësishëm për vendimmarrjen.

Brataj,  Drejtor i Urgjencës Kombëtare: Erdhi dita që kemi në skenar deri në 15 mijë vaksina në ditë. Po të ecim me këto ritme. Ana politike sigurisht që ka një rëndësi se vendimmarrëse është politika

Ndërkohë përfaqësuesi i PD-së në emisioni, Gazment Koduzi është shprehur se kryeministri Edi Rama pavarësisht vaksinimit masiv nuk e fsheh do keq menaxhimin e pandemisë për rreth një vit. Ai ka shtuar se qytetarët do t’ja japin “vaksinën e vërtetë” kryeministrit me 25 Prill.

Gazment Koduzi: E ka bërë politike duke qenë fushatë . Shqipëria është në vendin me ndihmë ekonomike me të ulët në rajon. Sot ka spitale në kolaps. Janë 360 të shtuar ndërkohë që ka rreth 32 mijë të infektuar. Janë 5.1% të rasteve të rënda. Pra janë 1600 raste. Pra 1300 e marrin në shpi kujdesin spitalor. Me numrin e bizneseve me falimentim të madh. Nuk mund ta shpëtojnë Ramën. Vaksina që do marri Rama është vaksina e 25 Prillit. Po e them politikisht. Edhe po të marri çantë e të shkoje vet. Ka një vit që janë lënë vetëm. 95% barnat i kanë blerë me të ardhurat e tyre. Spitalet janë mbyllur si burgje.

Ndërkohë ish ministri i Shëndetësisë Gjergj Koja është shprehur se më këto ritme vaksinimi Shqipëria e mbyll procesin për 14 muaj, ky është edhe skenari më optimist i qeverisë.

Gjergj Koja: PD hapi gojën dhe pranoi të fliste për vaksinimin. Në mes të Janarit ishim me dyshime të mëdha dhe pyetja e mediave a do vijnë vaksinat. Sot janë bërë mbi 90 mijë. Vetëm sot janë bërë mbi 20 mijë. Me këto ritme muaj pas muaj do të shënojmë më së fundmi fillimin e fundit që ka më shumë se një vit që ka nisur. Deri në fund të majit është plotësisht e mundshme për të vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë. Me këtë ritëm padyshim që do kapim atë plan të parë për 14 muaj vaksinim. Me këto ritme dhe me këtë vullnetarizëm. Procesi po përshpejtohet në mënyrë.

Ndërkohë mjeku Alimehmeti është shprehur se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo situatë ku është vendi dhe e gjithë bota.

Mjeku, Alimehemeti: Vaksinimi do të na nxjerrë na kjo situatë. Ne kemi 4 lloj vaksine. Nuk janë një lloj. Për efektshmërinë për certifikimin. Nuk kam asnjë dyshim për ata që janë të certifikuar. Për Sputnik V janë pre certifikim. Ka material. Por tek Coronavax ka pak të dhëna. Është krejt normale që të bëhet atje ku ka raste. Por ajo që presim janë të dhëna të plota por jo vetëm një shifër. E.L/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!