Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pak orë deri në përfundimin e afatit për regjistrimin e listave të partive apo koalicioneve garuese në zgjedhjet e 25 Prillit, kryeministri Rama ka kthyer sytë nga njerëzit që kanë fituar reputacion gjatë periudhës së Pandemisë.
Një ndër to, që Rama mendon se mund t’i sjellë vota është pikërisht Drejtoresha e Infektivit, Najada Ccomo, e cila siç mëson abcnews.al është ftuar nga kreu i qeverisë për të qenë pjesë e listës së socialistëve në këto zgjedhje.
Mbetet për t’u parë se si do ta presë Ccomo këtë ftesë dhe nëse do të pranojë apo jo të kandidojë për socialistët duke e lënë Infektivin në një moment tepër delikat për shkak të Pandemisë. /abcnews.al