Presidenti turk Recep Tayp Erdogan do të vizitojë Shqipërinë më datë 17 Janar. Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e “ABC” Esiona Konomi.
Mësohet se takimi vjen me ftesë të kryeministrit Edi Rama, dhe Erdogan do të vijë në Shqipëri për të vizituar banesat e rindërtuara me financim nga Turqia pas tërmetit të 26 Nëntorit në zonën e Laçit.
Vizita e tij përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. m.v/Abcnews.al