Rama: Francezët investim 100 mln euro në Karavasta, HEC-in e Skavicës e ndërtojmë vetë

schedule12:00 - 27 Maj, 2020

schedule 12:00 - 27 Maj, 2020

Parku fotovoltaik në Karavasta do të ndërtohet nga kompania italiane me kapital francez “Voltalia ” me çmimin prej 24.89 euro për megavat.

Ajo është përzgjedhur nga shorti i hedhur sot në ceremoninë ku ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Rama tha se investimi prej 100 milion eurosh i kompanisë prestigjoze është një lajm i mirë në për ekonominë që u vonua për shkak të epidemisë së koronavirusit.

“Çmimi mbase justifikon edhe mbylljen hermetike të ofertës. Më vjen mirë që arritëm të finalizonim këtë proces ku na hyri në mes epidemia e cila na solli shumë pezullime dhe shumë shtyrje të proceseve që ishin shpallur.

LEXO EDHE: Rama: Mos shisni në rrugë, krijoni kooperativa! Tregtarja: Pandemia solli punëtorë me universitet

Shohim finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në sistemin tonë energjetik duke përfshirë në mënyrë domethënëse një volum, të parin të energjisë diellore dhe një investim mbi 100 milion euro që do bëhet nga një kompani me prestigj të madh ndërkombëtar dhe hyrja në ekonominë shqiptare të një aktori francez. Kjo është një ditë shumë pozitive për ekonominë, Shqipërinë”, tha Rama.

Rama dha edhe lajmin për nisjen e projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me financim 100% nga buxheti i shtetit. Rama theksoi se Skavica do jetë një vepër e vështirë, por do të jetë madhështore dhe mjaft e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Në shumë shpejt do të dalin në një proces tjetër të vonuar, projektimi dhe ndërtimi i Hidrocentralit të Skavicës. Është një objekt i domosdoshëm, i vështirë dhe për këtë arsye qeveritë e kanë pasur objektiv. Kemi vendosur ta ndëtojmë me forcat tona. Do e ndërtojë shteti. Përvec Skavicës, ka edhe projekte të tjera. Shumë shpejt do të materializojmë këtë investim”, tha Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!