Në një konferencë të titulluar “Deputeti që duam”, kryeministri Edi Rama foli edhe për situatën në vend.
Kreu i qeverisë u pyet nga gazetarja e Abc News, Esiona Konomi se çfarë mesazhi ka për qytetarët shqiptarë të cilët nga sot duhet ta mbajnë maskën me detyrim, ndërsa më herët qeveria ka falur gjobat.
Sipas kryeministrit kjo është zgjedhje, por nuk do të thotë që ai që respekton rregullat të ndihet keq.
“Kjo jetë është zgjedhje dhe kur zgjedhim të respektojmë ligjet dhe rregulla nuk e bëjmë se mund të përfundojmë keq. Atyre që respektojnë rregullat nuk kanë nevojë që ti ngushëllojmë pse duke respektuar rregullat nuk morën gjobë në mënyrë që tu falej. Nëse dikush zgjedh të jetojë në punën e tij të rrisë cilësinë e jetës së tij, dhe dikush tjetër zgjedh që të pasurohet në kurrizi të të tjerëve këto janë zgjedhje. Kjo nuk e bën atë që bën zgjedhjen e duhur të ndjehet keq. Ka gjithmonë një kohë kush gabon paguan. Por kjo nuk do të thotë që ai që respekton rregullat të ndihet keq”, deklaroi Rama.
LEXO EDHE: Rama tregon si do përzgjidhen kandidatët për deputetë: Dërgoni prezantimin me video
Më tej kryeministri u shpreh se reagimi i qytetarëve sot ishe mbreslënës dhe sipas tij askush nuk duhet të niset me idenë se gjobat do falen. Sipas tij falja e gjobave në pranverë u bë në shenjë mirëkuptimi. Siç thotë ai është i bindur se atyre u është falur gjoba nuk do e përsërisin më.
“Është një luftë që duhet ta përballojmë të gjithë bashkë. Sjellja e shqiptarëve ka qenë mbreslenëse. Unë nga lëvizjet kam parë që mbajtja e maskave sot është 99%. Ndërkohë që gjobat që janë vënë, janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë edhe një mesazh tjetër, këtu nuk është çështja e frikës apo të ndonjë dëshire që ne të fusim duart në arkën e familjeve dhe të marrim përmes gjobave para. Nga ana tjetër për hir të vërtetës në faljen që bëmë kemi vlerësuar edhe një fakt tjetër, ata të cilët s’kishin paguar ende dhe që kishin ende makinat të bllokuara në atë kohë meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë kaloi. Për sa i përket gjobave tani nuk është ky qëllimi që të vëmë gjoba. Asnjëherë nuk i kuptojnë ata që thonë se gjobat janë të larta. Për mua janë të ulëta, duhet të jenë shumë më të larta. Ama në rastin e gjobave për shkeljet e rregullave në këtë situatë duhet ta shohim në mënyrë më komplekse. Unë besoj se kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë edhe gjobat e vëna. Jam i bindur që atyre që u është falur gjoba nuk do e përsërisin më”, tha kryemimistri.
Edhe njëherë ai i bëri thirrje policisë që të jetë e vëmendshme duke filluar që nga Kuvendi, ndërsa shton se ai e ka mbajtur sot maskën.
“Sot që e kam mbajtur gjatë gjithë kohës nuk jam ndjerë aq mirë, por duhet bërë. Është një marrëdhënie më fleksibël. Në këtë rast nuk dihet të nisë me idenë hajt se do ma falin. Kam përshtypjen që do i mbajmë pak më gjatë për shkak të dimrit. Gjobat do vinë te fatura, kush e ka parasysh këtë e kupton shumë mirë. I kam kërkuar policisë që të jetë e vëmendshme duke filluar nga Parlamenti i Shqipërisë, nga institucionet qëndrore, pavarësisht se teorikisht mund të jetë shumë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, unë e kam mbajtur sot maskën në makinë për arsyen se nuk e mbajmë se do na vënë gjobë, por se duhet mbajtur.
Unë e kam mbajtur sot maskën për një arsye shumë të thjeshtë se nuk e mbajnë nga frika se marrim gjobë por se duhet mbajtur. Ne ishim në Gjermani para pak ditësh nuk pash maskë asgjëkundi jashtë, tani po e vënë. Italia e ka vënë prej ca ditësh. Por është për veten, familjen dhe njëri-tjetrin. Nuk është se po na vënë gjobë. Se pashë edhe nga këto informacionet që e vënë nga gjoba. Po të ishte kot do e vinte e gjithë bota.”, tha Rama. g.v/abcnews.al