Rama flet për divorcet: Ato raporte janë mbyllur në mënyrë civile! Me fat që jam bashkëshorti i Lindës

schedule22:58 - 24 Dhjetor, 2020

schedule 22:58 - 24 Dhjetor, 2020

Ndërsa është shprehur me fat për bashkëshorten e tij Linda, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për divorcet e së shkuarës. Ai tha në Opinion se ato raporte janë mbyllur në mënyrë civile, për arsyen sepse në një moment të caktuar diçka nuk ka funksionuar.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Folët më parë që jeni bashkëshorti i Linda Ramës. Ndërkohë në të shkuarën keni lënë pas shpine edhe dy divorce në mos gaboj, edhe ndoshta ndonjë divorc informal. Pse ky raport? Çfarë nuk ka funksionuar në raportin tuaj?

Rama: Së pari unë e thashë që më parë, që jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah prej 10 vjetësh, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme.

Së dyti unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur. Unë nuk kam dash asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Moscenimi i lirisë është jeta e secilit. Për hir të së vërtetës kam pasur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!