Rama flet për Bashkim Finon në familjen e Arjan Salës: Të gjithë kemi ardhur për të ikur

schedule13:02 - 29 Mars, 2021

schedule 13:02 - 29 Mars, 2021

Teksa vizitoi familjarët e Arjan Salës për t’u dorëzuar titullin Dëshmor i Atdheut, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek ndarja nga jeta për shkak të COVID, të deputetit socialist Bashkim Fino, Rama tha se Fino kishte kaluar një operacion të vështirë para ca kohësh dhe nuk mund ta fitonte betejën me COVID.

Kreu i qeverisë u shpreh se të gjithë kemi ardhur për të ikur nga kjo botë por ajo që është e rëndësishme është gjurma që lëmë pas.

“Sot na ndodhi dhe vdekja e atij shokut tonë, Bashkimit. Ai kaloi një operacion të vështirë para ca kohësh dhe ishte trup i predispozuar. COVID-in nuk e përballoi. Ishte i veçantë shumë. Shumë njeri i dashur, i butë. Të gjithë kemi ardhur për të ikur, nuk kemi ardhur për të ndenjur. Varet çfarë gjurme lëmë”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!