Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për arrestimin e ish-deputetit Alqi Ballako. Në emisionin Opinion Kryeministri Rama ka folur lidhur me raportet e tij me ish-deputetin e arrestuar, ndërsa tha se në punën e tij të dukshme, nuk ka asnjë të sharë. Ai shtoi se nëse dikush fut duart në xhepat e të tjerëve do të mbajë përgjegjësi.
“Alqi Bllako është një person që për sa i përket pjesës së dukshme të punës, nuk ka asnjë të sharë. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar, prandaj e kemi ngritur SPAK-un ne. Këtë çështje e heton SPAK dhe do vazhdojë ta hetojë deri në fund. Këtë cështje do ta hetoje SPAK. Nuk është përgjegjësia ime nëse një ministër lajthit e bën ato gjëra. Kush do të fusë duart në xhepat e të tjerëve të vazhdojë.”
Ish-deputeti socislist akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Po kështu Bllako dyhodhet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e invceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.
/abcnews.al

