“Rama, fjalim pocaqi në Strasburg,” Balla i kthehet Shehut: Si nuk ju vjen turp, tërhiqe atë që the!

schedule15:40 - 20 Tetor, 2022

schedule 15:40 - 20 Tetor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është përplasur me deputetin demokrat Tritan Shehu pasi ky i fundit kritikoi fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

“Fjalim pocaqi” e cilësoi Shehu, ndërsa Taulant Balla i kërkoi t’i tërheqë mbrapsht fjalët pasi sipas tij, fjala e Ramës në KiE ishte në vendin e duhur, në kohën e duhur.

“Tërhiqe mbrapsht atë fjalim pocaqi. Të zhbëjmë atë që keni bërë ju me ne krye Sali Berishën që në 2008? Të pastrojmë imazhin e krijuar për fajin tuaj të Shqipërisë se për fajin tuaj kanë hyrë rublat ruse që në 2008. Kur u depozitua rezoluta mbi të cilin lindi rezoluta e Dick Marty-t dhe fjalimi i Shqipërisë për ta anuluar qenka pocaqi? Po mirë turp nuk keni? Keni shkuar dhe keni votuar një rezolute të turpshme.  Si ka mundësi Tritan që PD ende nuk shpjegon rrjedhën logjike, nga propozimi, nga vota juaj te 600 mijë eurot në llogarinë tuaj. Tradhti që i ke bërë ti, Saliu në radhë të parë. Shko zgjojë nga gjumi atë, të vijë këtu e të japë llogari. Qeveria e drejtuar nga Sali berisha nuk e ka kundërshtuar…,” u shpreh Taulant Balla.

Replika e Tritan Shehut: “Nuk mund të fshihet e vërteta me sofizma. Për t’i mbyllur gojën këtij parlamenti për të rrëzuar atë mocion me debat. Nëse ne mbyllim rrugën e diskutimit, si do ta diskutojmë? Frika se na zemërohet Vuçiçi nëse ne do të ngremë çështjen e gjenocidit në Kosovë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!