Rama: Fitova mandatin e tretë dhe BE ende nuk i ka hapur negociatat

schedule15:01 - 23 Qershor, 2022

schedule 15:01 - 23 Qershor, 2022

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në konferencën e përbashkët me presidentin serb dhe liderin e Maqedonisë së Veriut në samitin e BE në Bruksel.

Rama: Do ta vlerësonim nëse ky komunitet i Europës ngrihet për të qenë bashkë në një shtëpi të përbashkët, pavarësisht se në kate të ndyrshme, po në dhomën e ndenjes qëndrojmë së bashku.

Tema kryesore ishte Maqedonia e Veriut. Ishte Maqedonia njëherë e një kohë dhe 17 vite më vonë është ende në pritje si kandidate për çeljen e negociatave, ndryshoi edhe emrin por nuk bëri dallim. Imagjino të ndryshojë Franaca apo Italia emrin. M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljn e bisedimeve dhe ishte shumë e rëndësishme të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Por është fryma e deformuar e zgjerimit dhe Bullgaria është shprehja më e dukshme e saj, pra fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti te marrja peng nga një shtet. /abcnews.al