Nora Malaj ishte e teta në listën e LSI-së në qarkun e Tiranës në 25 Prill, por nuk mundi që të fitonte mandatin e deputetit, pasi mori vetëm 276 vota.
Opozita humbi sërish përballë Edi Ramës, që qeveris në mandatin e tretë radhazi, si askush tjetër më parë në Shqipëri.
Por Malaj ka postuar një Facebook një mesazh për të gjithë ata që janë gëzuar me humbjen e opozitës duke e shoqëruar me foton e një luaneshe.
“Dhe Luanesha foli: “Mos u gezoni se me pate te rrëzuar, kujdesuni qe te fshiheni se po ngrihem!”
Si mendoni ? Ka te drejte Luanesha ??? Pyetje per miqte e FB” shkruan Nora Malaj./ Abcnews.al