Kryeopozitari Lulzim Basha sapo ka hyrë në sallë ndërkohë që kryeministri Rama është duke prezantuar programin qeverisës në Kuvend.
Basha u fut i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së në Kuvend, Alfred Rushaj.
Ndërkohë, Berisha nuk ka mbërritur ende në Kuvend. Ish-kryeministri pritet të mbërrijë disa minuta më vonë.
Në hollin e Kuvendit ndodhet edhe bashkëshortja e kryeminsitrit Rama, Linda, e cila po ndjek fjalimin e tij, që e nisi me politikat për mbështetjen e vajzave dhe grave në vend. /abcnews.al