Rama: Fasha e energjisë do të vendoset në nëntor

schedule09:18 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:18 - 1 Tetor, 2022

Ndërsa dje bëri publik vendimin për mos hyrjen në fuqi të fashës 800 KW, ditën e sotme gjatë një bashkëbisedimi në Facebook, kryeministri Rama bëri me dije se fasha do të vendoset në nëntor

.

Rama bëri me dije se në bazë të kushteve të motit, ky vendim mund të rimendohet sërish.

Në një komunikim virtual me qytetarët, kryeministri Rama paralajmëroi se vetëm një situatë e ngjashme me reshjet mund ta zhvendos sërish aplikimin e kësaj fashe.

Rama tha se tërheqja për vendosjes e fashës prej 800 Kw, nuk ndodhi për shkak të presionit të opozitës.

Rama: Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Është e vërtetë që nuk është shtuar asnjë burim energjie. Ne kemi bërë një ndryshim shumë të rëndësishme në kontrata e bëra me hidrocentralet nga qeveria e mëparshme. Sot do ta çonin shpenzimin e buxhetit në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shteti. Duke qenë se ne i rinegociuam ato kontrata, vendosëm një tavan edhe përballë jo vetëm investitorëve por dhe përfaqësuesve diplomatikë që na ulën në tavolinë dhe na kundërshtonin, ne kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre. Në kushtet e kësaj krize kemi një fitim shumë më të madh në raport me atë që do të kishim, 300 milion në vit.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!