Rama: Falenderoj familjen dhe progresistët në përpjekjen time kokëforte

schedule21:47 - 30 Qershor, 2019

schedule 21:47 - 30 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp foli edhe për punonjësit e administratës së bashkive të drejtuara nga partitë e djathta. Kreu i qeverisë tha se punonjësit që e meritojnë vendin e tyre të punës nuk do të preken. Në mbarim të fjalës së tij Kryeministri Rama shprehu falënderime për qytetarët dhe familjen e tij.

“Reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet por vetëm mbështetet. Ndjenjës qytetare të përgjegjësisë së lartë kombëtare, revolucioni imagjinar i bashkive u kthyen në disa disfata spektakolare. Kush kaloi vijën e kuqe do të përgjigjet 1 më 1. Partia Socialiste nga nesër do të bërtasë më shumë me vepra dhe jo me fjalë.

Asnjë grua a po vajzë nuk do të largohet nga puna duke filluar nga mandati i cili skadoi sot. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën por fitoi për të drejtën. Administratat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikë shikimi i së drejtës. Ne duhet të reflektojmë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi të sinqertë të të gjithë njerëzve mbi vlerat e meritës. Është koha për një politikë të re në raport me njerëzit e zakonshëm. Respekt cilit do që sot mori pjesë në ndëshkimin final të revolucionit skandaloz imagjinar. Ne do të vijojmë me nevojën urgjente, është koha për një politikë të re, për një hap të ri ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm për ti shërbyer shtetit. Sot dua të ndalem këtu, dua të përshëndes gjithë njerëzit që nuk e mbështetën dhunën, respekt për njerëzit që nuk u përfshinë. Mirënjohje të thellë për të gjithë ata që votuan pa dallim.

Shumë faleminderit!

Për socialistët për progresistët, që nuk më lanë vetëm në përpjekjen time kokëforte, nuk gjej dot fjalë që të përcjell atë që ndjej, ju dua shumë fare! Faleminderit familjes time, Lindës, që mban malin e lartë të halleve të mia, Gregut, Reas dhe të paepurës Aneta Rama që sot ishte një nga qindra mijëra thonj tuaj të mrekullueshëm. Rroftë Shqiptaria, rroftë Shqipëria, rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë!”, mbylli kryeministri Rama, fjalën e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!