Rama: Është koha për të besuar duke parë realitetin jo ëndrrat, shteti është transformuar

schedule11:41 - 13 Prill, 2021

schedule 11:41 - 13 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale të 25 prillit këtë të martë ka qenë në Përrenjas ku ka zhvilluar një takim me banorët në këtë qytet.

Shefi i qeverisë në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që shqiptarët të kuptojnë se ne jemi në shërbim të tyre dhe se dielli i Shqipërisë mund të bëhet i bukur për të gjithë.

Rama theksoi se nën qeverisjen e tij, shteti është transformuar e se tashmë shërbimet janë online. Ai shtoi se shërbimet online kanë bërë të mundur shkelqimin e korrupsionit.

Më 25 prill të mos themi, që varja se këta janë të gjithë njësoj. Para ca vitesh, në çdo hap kishte një gropë në Prrenjas, kurse sot është më mirë dhe nesër do jetë akoma më mirë. Dielli i këtij vendi të ngrohë këdo, duke qenë ekonomia e Shqipërisë në funksion të secilit. Ata që duan të rikthehen, janë po ata, vetëm se para kanë dikë që bën rolin e dhëndrit, që kontrollohet.

Ne kemi zeruar taksën për biznesin e vogël dhe mendojmë për shqiptarët. Të lamë pas ndasitë e të bashkohemi më 25 prill. Janë provuar dy herë në pushtet e kemi parë çfarë punësh kanë bërë. Shteti po transformohesh i gjithi. Ne kemi bërë shërbimet online, duke i dhënë fund korrupsionit. Ata luftojnë që të pushtojnë sërish Shqipërinë si plaçkë. Kur nuk janë në pushtet, janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë. Ata i thonë dhëndrit që na merr nusen se po e more, e dimë ne se çfarë bëjmë me këtë plaçkë. Ne duam që shteti të jetë për shqiptarët”, deklaroi Rama./abcnews.al