Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e KE-së Juncker, kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së një gazetareje serbe rreth bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Ai theksoi se nuk është kjo gjëja e madhe që ka ëndërruar, por një Europë më e madhe.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar për një gjë të madhe, por nuk është një Shqipëri e Madhe, por një Europë më e madhe me shqiptarë, serbë, maqedonas të veriut dhe të gjithë të tjerët brenda de jure. Jam i sigurt që shumica e njerëzve, të cilët flasin me skepticizëm për ne, nuk e dinë se Ballkani Perëndimor është brenda kufijve të evropianes. Ne rrethohemi nga këto kufij. BE duhet të bëjë një zgjedhje, çfarë të bëjë me këtë organ, ta lërë jashtë të gjakderdhjet apo ta fusë brenda. Po! Unë ëndërroj për diçka shumë të madhe se Shqipëria, por është një Europë më e madhe”, tha Rama./abcnews.al