Rama e vuri të 19-tin, Pandeli Majko nuk pranon, vetëm Çuçi del i buzëqeshur

schedule22:54 - 8 Mars, 2021

schedule 22:54 - 8 Mars, 2021

Thyerja e parë e madhe. Pandeli Majko ka refuzuar vendin e 19-të në qarkun e Tiranës, ku e vendosi Edi Rama. ABC mëson se Majko ka qenë i pakënaqur dhe pas debatit në Kryesinë e PS-së nuk e ka pranuar vendimin. Pas pak ministri i Diasporës pritet që të ketë një komunikim me gazetarët.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi raporton se nga selia është larguar kryeministri Edi Rama, ndërsa i vetmi që ka dalë i buzëqeshur ka qenë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi. Në 23:00 Taulant Balla do të lexojë emrat e 140 kandidatëve për deputetë që do të depozitohen në KQZ.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!