Rama e vuri të 19-tin, Meta mbron Majkon: I është gjendur PS-së në ditë të vështira

schedule22:43 - 1 Prill, 2021

schedule 22:43 - 1 Prill, 2021

Presidenti Ilir Meta ju është përgjigjur në “Log” me Endri Xhafon deklaratave të bërë nga kryeministri Edi Rama në një studio televizive rreth tij. Kryeministri është shprehur se Presidenti është kthyer në një kërcënim për Reformën në Drejtësi, por Meta u shpreh se ajo nuk është reforma e drejtësisë, por “Ramaforma”.

“Është Ramaformë. Kur u thashë hajdeni këtu, i vetmi që nuk erdhi ishte Rama. Pastaj tha unë do ta vjedh me Dvoranin, dvorançe. Kjo është Ramaforma. Ai mund të censurojën Vasilin, por jo Ilir Metën.”

Po ashtu, Meta tha se ai që renditet i 17 në listën e Partisë Demokratike duhej të ishte në burg. I 17-i në listën e PS është Alqi Bllako, i cili ka qenë dikur Sekretar i Përgjithshëm i Presidencës.

Sipas kreut të shtetit, Bllako është vendosur para Pandeli Majkos, edhe pse ky i fundit i “është gjendur PS-së në ditën më të vështirë.”

“Ua tregoj reformën në drejtësi, i 17 në listën e PS, duhet të ishte në burg. Po është aty që të vjedhë votat. Para Majkos që i vajti PS-së në ditën më të vështirë, më të sterrë…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!