Rama e Veliaj për një kafe me banorët e Njësisë 3

schedule13:20 - 5 Qershor, 2019

schedule 13:20 - 5 Qershor, 2019

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj zhvilluan një bashkëbisedim me disa banorë të njësisë nr. 3 duke konsumuar kafen e mëngjesit. Duke folur për zhvillimin e qytetit, nënvizuan se me rëndësi janë investimet në infrastrukturë, një prej të cilëve është edhe përfundimi i projektit të Unazës së Madhe.

Një kafe me disa banorë të Njësisë 3 në Tiranës . Kështu e ka nisur ditën Kryeministri Edi Rama dhe jo rastësisht. Në këtë periudhë fushate elektorale shoqërohet nga kryebashkiaku Erion Veliaj që kandidon për një mandat të dytë. Folën për investimet në zonë, por edhe për lejet e ndërtimit në projektin e Unazës së madhe.

“Situata te Unaza e Re është tjetër gjë që tregon se është avantazh. Nuk ka një rrugë tjetër, i duhet hapur rrugë zhvillimit”, tha Rama.

E rëndësishme është që askush nuk do të mbetet pa shtëpi nënvizoi kryebashkiaku Veliaj që solli si shembull edhe shpërnguljen e familjeve nga ura e pallatit me shigjeta apo atë te parku i Liqenit.

“Lamë njeri jashtë? Sot edhe ata që janë komuniteti më i përbuzur edhe prej racizmit që ekziston, sot të gjithë romët i ke ose në Shkozë, ose në Lanabregas ose në banesat sociale. Nuk kemi lënë njëri jashtë. E gjithë puna është bërë”, tha Veliaj.

Si në një bisedë me kafe përpara nuk mungoi edhe kurioziteti i banorëve për jetën private të kryeministrit e në veçanti për emrin e djalit të tij. Fillimisht sqaroi se Zaho është emër i përdorur edhe nga myslimanët edhe nga të krishterët. Sa për angazhimin e tij në politikë, i biri nuk e di që është kryeministër.

“Ai nuk e di se ça punoj unë”, tha Rama.

Të tilla bashkëbisedime mëngjesi kryeministri Rama i ka bërë edhe në prag zgjedhjesh të tjera elektorale./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!