Rama e Veliaj në Qytet Studenti, premtojnë investim në arsim

schedule13:50 - 11 Prill, 2019

schedule 13:50 - 11 Prill, 2019

Konviktet e studentëve në të gjithë vendin do të jenë gati deri në fund të mandatit qeverisës. Premtimin e bëri kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të punimeve të godinave të qytetit studenti. Në shoqërinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Velaj, kreu i qeverisë tha se pas qershorit do të nisë puna për ndërtimin e Kampusit Universitar.

Nuk dyshon se do të drejtojë Tiranën edhe në një mandate të dytë. Të paktën kështu shprehet përpara studenteve të Qytetit Student Kryeministri Edi Rama ndërsa u flet për projektet.

Rama: Deri në fund të këtij mandati të gjithë konviktet e Shqipërisë do të jenë ndërtuar me këtë standard. Me fillimin e mandatit të ri të bashkisë së Tiranës do të ecim me punën për kampusin, investim goxha i madh, por do të bëhet, ashtu sikur do të fillojmë në fund të këtij viti investimet për laboratorët

Së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës inspektuan godinat 28/29 ku kanë përfunduar punimet e rindërtimit në ambientet e përbashkëta.

Puna ka përfunduar në 3 godina dhe vazhdon intensivisht në 11 godina të tjera. Risjell në vëmendje abuzimet që janë bërë sipas kryeministrit nga qeveria e Partisë Demokratike për kthimin e pronave dhe privatizimin e disa godinave në këtë zonë.

Rama: Kemi problem rimarrjen e hapësirave, pasi një pjesë janë të abuzuara nga kohët e mëparshme me kthimin e pronave që nuk duhet të kishin ndodhur dhe janë bërë në shkelje ligjeve. Në mjediset shkollore edhe ligji e ndalonte kthimin e pronës. Janë bërë abuzime të mëdha me godinat, që i takojnë Qytet Studentit dhe janë privatizuar. Gjë që lidhet me funksionim e të gjithë projektit. Po përgatisim inventarin. Projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, rekreative, apo akademike është duke u zhvilluar.

Fjalën e tij kryebashkiaku i Tiranës e përqendroi në ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz.

Veliaj: Situata te Bujqësori është nga problematikat për nga zhvillimi. Është mes Kamzës dhe Tiranës. Ne kemi marrë një cep të asaj fushës për të bërë shkollën. Nëse e duan me mur apo ndarje në vete jemi gati ta bëjmë. Por ai komunitet prej vitesh lëngonte për një shkollë. Toka i është shpronësuar privatit. Kjo është politike. Autorët e planit të vjetër vetë kanë firmosur që aty të kishte pallate.

Rehabilitimit i janë nënshtruar edhe godinat e Universitetit Bujqësor. Kanë përfunduar 3 dhe pritet nisë puna edhe  5 të tjera njoftoi kryebashkaiku Veliaj.

Veliaj: Kjo na ndihmon pastaj të kalojmë te pjesa e konvikteve në Universitetin Bujqësor, nëse këtu situata ju duket keq, aty është edhe më keq. Konviktet aty janë të zaptuara. Ndërkohë po punohet për lirimin e tyre. Bashkia po jep banesa sociale për ata që i kanë zënë për 30 vite.

Rama: Kjo moda që është në krijim e sipër, por ne nuk do ta lejojmë, që unë nuk jam dakord dhe hidhem përpjetë dhe unë i bllokoj, i godas dhe përplas është barbari, jo qytetari. Kjo nuk ka nevojë për kërcënime, bojkot apo bllokim, gjërat diskutohen.

Javën tjetër kryeministri do të ketë në tavolinë e qeverisë vendimin për kartën e studentit. Sipas kryetarit të bashkisë së Tiranës këshilli bashkiak i ka aprovuar 40 shërbime publike ndër të cilat kinema, teatër, aboneja e studentit. Ndërkohë që pritet të futen edhe shërbime private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!