Kryeministri Eid Rama, pasditen e sotme ka vizituar një fidanishte në Roskovec, ku së bashku me të i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Sipas Ramës pronari i kësaj sere të madhe fidanësh në Roskovec, u kthyer nga emigrimi dhe ka përfituar nga mbështetja e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II me financim të BE, për të implementuar një teknologji bashkëkohore për kultivimin e fidanëve në serra.
Postimi i Ramës:
Roskovec – Me ambasadorin e Bashkimit Europian, në fidanishten e Mikelit, djalit frymëzues dhe inkurajues për të gjithë të rinjtë në sektorin bujqësor
I kthyer nga emigracioni ai ka përfituar
mbështetje nga AZHBR nëpërmjet Programit IPARD II me financim të BE, për të implementuar një teknologji bashkëkohore për kultivimin e fidanëve në serra.
IPARD është një nga programet më të suksesshme të BE-së në Shqipëri. Vetëm në 3 vitet e fundit, më shumë se 300 fermerë shqiptarë kanë përfituar nga IPARD, me një investim prej 40 milion eurosh. Në të gjithë vendin, ndikimi i IPARD-it në jetën e përditshme të fermerëve shqiptarë është shumë i dukshëm, siç e kam parë personalisht gjatë turit të “JavëvetëEvropës2021” Duke parë përpara, është e rëndësishme që autoritetet shqiptare të caktojnë burime të mjaftueshme për IPAIII dhe të vazhdojnë të investojnë në cilësinë e ushqimit dhe sigurinë ushqimimore për të ndihmuar në eksportimin e produkteve. BE do të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë.
/abcnews.al/

